Pas vendimit të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS), që i cilësoi të vlefshme zgjedhjet në Himarë, ku fitues i shpall kandidati socialist Vangjel Tavo, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ka dërguar padi në Kolegjin Zgjedhor.
PD kërkon të ndryshohet vendimi i KAS dhe që zgjedhjet në Himarë të shpallen të pavlefshme në të gjotha qendrat e votimit dhe të ripërsëriten.
Edhe PBDNJ e Vangjel Dules mësohet se do e depozitojë ankimin ne Kolegj si palë e tretë e interesuar.
Vangjel Tavo u shpall fitues më datë 4 gusht në zgjedhjet e jashtëzakonshme qe pasuan një vit tensionesh në bashkinë bregdetare, me dy kryetarë pas hekurave, Jorgo Goro për shpërdorim detyre dhe fituesin e zgjedhjeve lokale të 2023, Fredi Beleri i dënuar për korrupsion zgjedhor.