Pasi shorti ishte pezulluar për shkak të pushimeve verore, Gjykata e Posaçme hodhi shortin elektronik ditën e sotme për të caktuar një gjyqtar që do të gjykojë Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Ema Cokun, Pirro Xhixhon dhe Fatime Kryemadhin.

Burime konfirmuan se gjyqtare nga shorti është caktuar Irena Gjoka, e cila në seancë paraprake me dyer të mbyllura do të shqyrtojë fashikujt e SPAK që ka ngritur akuza nga korrupsioni fshehja e pasurisë dhe pastrimi i parave.

Dosja me pesë të akuzuar ju dorëzua gjykatës në 29 gusht mbas një hetimi të hapur në 2019.

Ndërkohë kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja që la në arrest shtëpie Sali Berishën. Prej asaj dite, Gjoka është kthyer në obsesion për Berishën, familjen e tij dhe Partinë Demokratike duke e sulmuar sistematikisht për karrierën dhe jetën e saj familjare./javanews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu