Sot në SPAK është paraqitur e ëma e Ajola Xoxas, Valbona Xoxa. Ajo do merret në pyetje nga prokurorët e SPAK, lidhur me hetimin ndaj kryebashkiakut Veliaj që çoi në masën e arrestit ndaj këtij të fundit një javë më parë më 10 shkurt.

Ndërkohë më herët edhe Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK.

GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u arrestua kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tenderë të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu