Sali Berisha nuk i është bindur fletëthirrjes së SPAK për të dëshmuar për 21 janarin.

Ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si kryeministër në detyrë, post të cilin e ka mbajtur në 2011.

Sali Berisha pretendon se nuk e ka marrë në dorëzim ftesën e SPAK, ndonëse prokurori i posaçëm, Alfred Shehu e ka dërguar atë në tri adresa: Në kuvend, në seli dhe në shtëpi.

Më herët Berisha dëshmoi se do t’i përgjigjej çdo fletë-thirrjeje që do t’i shkonte nga SPAK.

“Në çdo fletë-thirrje që të më vijë, unë paraqitem në SPAK. Kam konceptet e mia unë. Jam i hapur. Siç isha. Ua faktova juve. Këta ndërtuan një piramidë mashtrimi për dosjen Partizani. U tha se toka ishte publike. Jam i hapur. Në çdo çështje do të dal kështu, siç kam hyrë. Qëndrova si flamur. Nderova detyrën dhe flamurin”, tha Berisha më 3 nëntor.

Pak ditë më parë në SPAK u paraqit ish-lideri demokrat, Lulzim Basha që ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm në kohën e protestës ku humbën jetën 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”./vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu