GRAMSH- Përpara Bashkisë Gramsh sot u mbajt protesta nga disa prindër në lidhje me infektimin me salmonelë për 14 fëmijë të kopshtit publik numër 1. Një nga prindërit tregoi momentet e vështira që kaloi me fëmijën e tij, i cili qëndroi në trajtim me serum për më shumë se 72 orë, duke vuajtur nga të vjella dhe diarre të shpeshta. Ai shtoi se ka frikë se mos përhapet sëmundja pasi fëmijën po e mbaj në banesë.

“Fëmija është më shumë se 72 orë në serum. Te fëmija im ka qenë rasti i pari. Pasi dolën analizat, e kemi trajtuar në shtëpi fëmijën. Fëmija kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta. 72 orëshi ishte një tmerr. Kam binjakë dhe shyqyr që fëmija tjetër nuk u sëmur. Jemi të bindur se fëmijët janë helmuar në kopsht. Nusja thotë se kanë konsumuar supën e pulës, nga informacione jozyrtare. Kam frikë se mos përhapet sëmundja dhe fëmijën po e mbaj në banesë”, tha ai./Dosja.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu