Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, i bëri presion të fortë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të enjten në lidhje me situatën humanitare në Gaza në bisedimet “e sinqerta” që u vëzhguan për shenja se si ajo mund të ndryshojë politikën amerikane në lidhje me Izraelin nëse bëhet presidente.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Dhe mënyra se si e bën këtë ka rëndësi”, u tha Nënpresidenjta Harris gazetarëve pas takimit. Ajo tha se ngriti shqetësimet e saj serioze për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Rripin e Gazës.

yacht hotel sarande

“E bëra të qartë shqetësimin tim serioz për situatën e rëndë humanitare atje”, tha ajo. “Nuk do të hesht”.

Komentet e zonjës Harris pasqyruan atë që mund të ishte një ndryshim nga Presidenti Joe Biden në mënyrën se si ajo sillet me zotin Netanyahu.

Disa orë më parë, Presidenti Biden bëri presion për një armëpushim në luftën 9-mujore në Gazë në bisedimet e tij të para ballë për ballë me zotin Netanyahun që kur presidenti udhëtoi në Izrael disa ditë pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe premtoi mbështetjen amerikane.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ka ende mosmarrëveshje midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në negociatat për arritjen e një armëpushimi, por “ne jemi më afër tani se sa kemi qenë më parë”.

“Të dyja palët duhet të bëjnë kompromise”, tha zoti Kirby.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller, tha: “Unë mendoj se mesazhi nga pala amerikane në atë takim do të jetë se ne duhet ta tëjkalojmë të gjitha pengesat për të arritur këtë marrëveshje”.

Vizita përkon me një ndryshim në politikën amerikane. Të dielën, 81 vjeçari Biden u tërhoq nga gara presidenciale pas presionit të kolegëve demokratë dhe mbështeti Nënpresidenten Harris për të marrë emërimin e partisë si kandidate për presidente.

“Mirë se erdhe përsëri, zoti Kryeministër”, tha Presidenti Biden të enjten. “Kemi shumë për të folur, ndoshta duhet të fillojmë menjëherë.”

“Nga një zionist krenar hebre tek një zionist krenar irlandezo-amerikan, dua t’ju falënderoj për 50 vitet e shërbimit tuaj për publikun amerikan dhe 50 vitet e mbështetjes për shtetin e Izraelit”, u përgjigj Kryeministri Netanyahu. “Jam i gatshëm të diskutoj me ju sot dhe të punoj me ju në muajt në vijim për çështjet e mëdha dhe me rëndësi.”/REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu