
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar pasi Shqipëria hapi grup-kapitullin për Tregun e Brendshëm me Bashkimin Europian.
Gonzato në një postim në “X” thekson se ky është hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Kryediplomati europian shtoi se se tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE.
“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, shprehet ambasadori i BE-së Silvio Gonzato./klan