Çelet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Faza e parakualifikimit përfundon më 24 janar (30 ditë), ndërsa faza e kualifikimit zgjat 60 ditë.
Vlerësimi i projekteve do të bëhet nga juri ndërkombëtare. Do të jepen 5 çmime për idenë më të mirë të projektimit. 3 fitues do të kalojnë në fazën finale të ankandit dhe do të ketë 1 fitues të kontratës. Në përmjet këtij projekti do të mundësohet rijetësimi i stadiumit aktual në stadium të standardit 4 të UEFA-s.
Mundësohet rikualifikim i zonës rreth stadiumit dhe rikonceptim i hapësirave urbane për përdorim publik dhe përdorim privat.
Gjithashtu ftohen pronarët privatë që t’i bashkohen nismës së Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC). Për projektimin dhe zhvillimin e zonës urbane të stadiumi “Selman Stërmasi” ftohen arkitektë, zhvillues apo investitorë vendas dhe të huaj./Gazeta Tema