
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaron se sot hapen aplikimet online në UAlbania për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete.
Manastirliu sqaron se “sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare”.
Ministrja ka publikuar në rrjetet sociale edhe linkun përkatës https://ualbania.al/ ku të gjithë maturantët mund të aplikojnë për të përzgjedhur programet e studimit.
Portali UALBANIA është vitrina kryesore e Universiteteve për të prezantuar ofertën e tyre akademike.
Që nga viti 2016, UALBANIA numëron 38 universitete publike dhe private, dhe informacione të detajuara për 561 programe studimi të ciklit të parë të studimeve në Shqipëri.
Portali UALBANIA është ura lidhëse mes maturantëve dhe botës akademike. Nëpërmjet portalit, maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe regjistrimin në programin ku janë shpallur fitues./oranews