Grupi palestinez, Hamas, ka publikuar emrat e katër pengjeve që do t’i lirohen të shtunën, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit në Gazë.

yacht hotel sarande

 

Sipas njoftimit të Hamasit, ushtaret Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy e Liri Albag do të lirohen në këmbim të 180 të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Ky do të jetë shkëmbimi i dytë i pengjeve dhe të burgosurve që nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Hamasit e Izraelit, të dielën e shkuar. Tri pengje dhe 90 të burgosur u liruan në shkëmbimin e parë.

Armëpushimi ndali luftën që nisi kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të 2023-tës, në atë që vazhdoi me sulme masive të Izraelit në Gazë e pjesë të tjera palestineze.

Më shumë se 47 mijë e 200 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë në ofensivën e Izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e drejtuar nga Hamasi. Grupi palestinez pritet gjithashtu të japë informacion për 26 pengjet e mbetura që do të lirohen gjatë pesë javëve të ardhshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu