Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.