Skena politike shqiptare po hyn në një fazë të re revolucionare: protesta për çdo shije dhe çdo orar.

Sipas një logjike tashmë të konsoliduar në rrjete sociale, Edi Rama është shumë pranë dorëheqjes… i duhet vetëm edhe një protestë tjetër.

Ose dy.

Ose tre.

Në fakt, sa më shumë, aq më mirë.

Sali Berisha e ka zgjidhur sistematikisht: protestë çdo të hënë, te Kryeministria.

Ritëm javor, klasik, si serial.

Me më shumë energji dhe më i ri, Adriatik Lapaj e ka planin më agresiv politikisht: protestë çdo ditë, po tek Kryeministria, pa pauza “publicitare”.

Ervin Salianji nuk është i kufizuar nga Tirana – proteston nëpër rrethe, kur t’i dalë mundësia: Protestë “on demand”.

Ndërkohë, Arlind Qori pritet të zbarkojë me protestën e radhës te Parlamenti të enjten për ta mbajtur ekuilibrin institucional në protestë.

Sipas skenarit satirik që po qarkullon, nëse edhe Agron Shehaj kap një protestë te Sheshi Skënderbej, situata bëhet serioze.

Po t’i bashkohet edhe Endri Shabani, atëherë… dorëzimi është i pashmangshëm.

Burimi ironik i optimizmit politik: muri i Facebook-ut i Mentor Kikisë, ku në fund për plotësim kuote, autori i statusit garanton edhe mbështetje “logjistike”: “Nëse duhet, po i jap edhe unë një dorë. Nja 10 veta i mbledh ktej nga Mulleti.”

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu