Pamje tronditëse janë publikuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur të hënën në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në krye të detyrës nga Elvis Shkambi.

Sipas burimeve policore, pas krimit, Shkambi doli në ambientet e jashtme të gjykatës me duar në xhepa dhe në gjendje të qetë, ndërsa forcat e rendit po mbërrinin në vendngjarje. Në mënyrë të ftohtë, ai iu drejtua policëve me fjalët: “Hajdeni, e vrava unë”, duke pranuar menjëherë autorësinë e ngjarjes.

Policia ndërhyri menjëherë, arrestoi Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet e vrasjes dhe mënyrën si autori arriti të fuste armën brenda godinës së gjykatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu