Grida Duma beri nje rrefim në emisionin “Goca dhe Gra”, për djalin e saj Darien. Për Griden, djali i saj ka një karakter që ia admiron. Ndër të tjera, Duma u shpreh se bezdia e Darien është të thotë se është djali i saj.

E pyetur nëse ka qenë një nënë e rreptë, Grida Duma u shpreh shkurt “JO”. Ndërsa e pyetur se si është në jetën private, Duma u shpreh se është mjaft komode dhe jo kërkuese.

“Nuk kam reshtur së bëri një detyrë me veten, lirinë e tij, kam një problem me modelin shqiptar, të varësisë së fëmijëve ndaj prindërve, sidomos kur prindi është dikush, në shoqëri është dikush, fëmija mund të paraqitet me emrin e prindit që është dikush dhe merr diçka më shumë.

Darieni ka vite që nuk shfaqet në publik me mua, sepse bezdia e tij që të thotë në ambiente që jam djali i ka nisur katër ose pesë vite më parë, nëse në moshën 14 vjeç e kishte me qejf këtë gjë, tani edhe kur jemi në makinë bashkë dhe ka njerëz që më përshëndesin edhe nga xhami, ai ul kokën dhe shikon telefonin dhe unë ia di disa gjeste që kjo është hapësira jote, hapësira ime është një tjetër.

Është një individ i përmasave të jashtëzakonshme në karakter të cilin unë e admiroj. Kjo nuk do të thotë që unë sa herë ia them jo admirim si nënë, si individ, jo se është fëmija im. Sa herë ia them këtë i them që kjo nuk ndryshon gjë fare nga mënyra se si unë e konsideroj veten autoritet para teje.

Unë tani nuk e pyes ku është, çfarë po bën, ai del në mëngjes ose ka rutinën e vet, kemi disa kohë që nuk e pyes fare, se nuk dua ta pyes nga toksina e mendësisë shqiptare ku jemi pafundësisht të ndërlidhur në përmasa që nuk ka higjienë mendore për të kuptuar që kur je i rritur ti do të shkosh të bësh betejën tënde”-tha Duma.

Ajo foli dhe për dashurinë, teksa tha se nuk bën dot pa dashurinë.

“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj,” tha ajo.

Më tej, Duma theksoi se ndonjëherë duhet të ndryshojmë për të mos humbur personin e zemrës.

“Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri, është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që…

Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë,” shtoi ajo.

Por a ka sakrifikuar vetë ajo për dashurinë? Mesa duket po, sidomos këtë vitin e fundit.

“Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam bërë shumë sakrifica”, u shpreh Duma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu