Mbrëmjen e sotme kombëtaret e Anglisë dhe Serbisë do të startojnë rrugëtimin e tyre në Euro 2024 me një përballje mes tyre. Në lidhje me këtë ndeshjë është pyetur ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se “duelin” do ta shikojë në stadium.
Abazoviç gjatë fjalës së tij ka habitur kur është pyetur se cilin ekip do të suportojë ndërsa është shprehur se do të bëjë tifo për Serbinë. Kjo deklaratë e tij u dha teksa po ndiqte mbrëmjen e djeshme ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. DOSJA