
Shtëpia e Bardhë ka publikuar sot një foto befasuese të krijuar me Inteligjencë Artificiale, ku shfaqet presidenti Donald Trump i veshur si Papë, me mantelin e bardhë dhe kurorën papale. Postimi ka marrë menjëherë mijëra reagime, komente dhe shpërndarje në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Pak ditë më parë, vetë Trump kishte deklaruar publikisht se “do të donte të zgjidhej Papë”, një koment që kishte shkaktuar bujë dhe ironi në media.
Shumë komentues e kanë quajtur foton e Shtëpisë së Bardhë një montazh humoristik apo një goditje ndaj Trump, ndërsa të tjerë e kanë marrë si shenjë të ndikimit të tij simbolik në politikën amerikane dhe më gjerë. Deri tani, vetë Trump nuk ka komentuar për këtë postim.