
Tiranë – Grupi BALFIN, një nga konglomeratet më të mëdha në rajon, ka regjistruar një rritje rekord në fondin e pagave për vitin 2024, duke arritur në 73 milionë euro, një rritje prej 25% krahasuar me vitin e kaluar.
Përveç rritjes së pagave për 5,483 punonjësit e tij, BALFIN ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe për shtetin. Sipas të dhënave pagesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë arritur në 16.5 milionë euro në vitin 2024, një rritje e konsiderueshme nga 12.2 milionë euro në vitin 2023.
Këto shifra konfirmojnë edhe një herë pozitën e BALFIN-it si një nga punëdhënësit më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në ekonomi, me një forcë punëtore prej 5,483 punonjësish, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e mirëqenies së punonjësve dhe të ardhurave për buxhetin e shtetit.
Duke parë ambiciet e sipërmarrësit Samir Mane dhe ritmin e rritjes së grupit, pritet që ky trend pozitiv të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke përforcuar rolin e BALFIN-it si një faktor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.