Grupi BALFIN ka bërë një hap të rëndësishëm ndërkombëtar duke blerë një pronë historike në zemër të Vjenës, Austri. Ndërtesa e ndërtuar në vitin 1872, dikur një nga hotelet e para luksoze të qytetit, është tashmë 100% në pronësi të grupit shqiptar BALFIN.

Lajmin e ka bërë publik presidenti i grupit, Samir Mane, në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se kjo godinë nuk është thjesht pjesë e trashëgimisë arkitekturore të Austrisë, por një simbol i historisë, qëndrueshmërisë dhe transformimit.

“Jemi të nderuar ta restaurojmë dhe ta rigjallërojmë këtë kryevepër. Vizionin tonë e kemi të qartë: të ruajmë vlerën e saj artistike dhe kulturore, duke e transformuar në një hapësirë të orientuar nga e ardhmja, që i përgjigjet nevojave në zhvillim të qytetit,” shkruan Mane.

Ai thekson se çdo detaj, nga skulpturat mbresëlënëse  deri te fasada monumentale, do të trajtohet me kujdes dhe qëllim të posaçëm.

Sipas tij, ky është një tjetër hap domethënës në misionin e Grupit BALFIN për të krijuar vlerë afatgjatë nëpërmjet investimeve të zgjuara, të qëndrueshme dhe me kuptim, në të gjithë botën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu