Qeveria thotë se ka zbuluar skema të korruptive dhe abusive në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë të cilat do të denoncohen në SPAK.

 

yacht hotel sarande

Para punonjësve zv/kryeministrija njëkohësisht Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë është e vetmja ndërmarrje që ka një problem të madh financiar dhe ka vepruar si grup të strukturuar kriminal.

 

“Mua në Vlorë më pëlqen të vij për punë të mira zakonisht meqë është një nga zonat ku qeveria ka investuar më shumë dhe ju jeni të qartë për këtë.  …Nuk kam kurrë dëshirë të vij në Vlorë për të tërhequr vëmendjen apo zbuluar skema korruptive të cilat shkojnë në llogari e kurriz të qytetarëve të Vlorës.

 

Do të kuptoja paaftësinë e drejtuesve, keqmenaxhimin, se njerëz jeni e nuk ia dilni, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës të jemi sot në rrisk që të mos kemi mundësi të ofrohet shërbimi ashtu sic duhet sepse një grup një dorë njerëzish këtu ka vendosur të marrë paratë e kompanisë dhe të keqpërdorë për qëllimet e veta kjo është gjithcka që ju duhet ta dini. Kjo nuk është një cëshje që do të ngelet në sirtaret e ministrisë, por do të ndiqet penalisht për të gjithë aktorët e përfshirë, pa përjashtuar këtu askënd, nga dizenjuesi I skemës korruptive deri tek ekzekutuesit më të lartë të kësaj skeme. Kjo është detyra ime personale e stafit tim të ministrisë e do i shkohet deri në fund. Mendova të vija tju thoja vetë që të mos e keni surprizë. E ata që kanë bërë të marrin masa e meqë avokatët i keni, e i keni përdorur për skemën korruptive përdorini për tu mbrojtur tek skena korruptive.”, deklaroi Balluku. Ajo paralajmëroi se dosja e shkeljeve në këtë ndërmarrje është përgatitur me të gjitha detajet, teksa shtoi se do ta dërgojë personalisht atë në SPAK.

 

“Kjo histori do të bëhet publike. Kemi dy muaj, që i kemi shkuar deri në rrënjën e fundit aty ku është ngjizur kjo skemë. Kemi dy muaj që punojmë për secilën dosje. Si ka funksionuar, si është ngjizur, kush janë aktorët që e kanë ngritur, kush janë përfituesit e skemës, si ndahen paratë e gjithcka. Po ju informoj se dosjet janë gati. Avokatët që keni përdorur për të marrë lekët popullit të Vlorës përdorini që tju mbrojnë ju e veten e vet ata avokatë. Që këtu juristët e ujësjellës kanalizimit për vetë faktin që nuk kanë mbrojtur cështjen e kanë cuar kompaninë në gjyq. Njëri prej juristëve e ka mbyllur cështjen dhe ka marrë paratë. Këtu është futur përmbaruesi që në shkallë të parë. Ata që duhej të mbronin shtetin nga ky ekspozim, ata që shkonin në gjyq gjasmë për të mbrojtur UKV-në kishin hedhur në gjyq madje kanë fituar paratë.

 

Balluku shtoi se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë zhvatëse “i kanë hyrë detit në këmbë”.

 

“Secili prej jush që keni bërë skemë i keni hyrë detit në këmbë. I kanë rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë. Ky është ë i strukturuar, besoj e kuptoni. Ky është grup i strukturuar që ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit, sepse ca patën dëshirë të bënin para dhe besuan se zbuluan skemën e shekullit”, u shpreh Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu