Qindra banorë marshuan në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar gentrifikimin ( një proces ku lagjet me të ardhura të ulëta transformohen nga ardhja e banorëve më të pasur, duke shkaktuar rritje çmimesh dhe largim të banorëve vendas) e lagjeve tradicionale, të cilat po transformohen nga ardhja masive e të huajve, duke çuar në rritjen e çmimeve të banesave dhe zhvendosjen e komuniteteve vendase.

Protesta kulmoi në lagjen historike Colonia Roma, ku tensionet u rritën pasi disa lokale dhe dyqane pësuan dëme nga protestuesit. Ata mbanin pankarta me mesazhe kundërshtuese dhe brohorisnin kundër zhdukjes së identitetit lokal, të shkaktuar nga ngritja e qirave dhe spekulimi imobiliar.

Një nga pjesëmarrëset u shpreh: “Është bërë e pamundur të jetosh vetëm. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe apartamentet kontrollohen nga kompani që s’na përfaqësojnë.”

Banorët fajësojnë platformat si Airbnb dhe kompanitë imobiliare, të cilat sipas tyre po nxisin një transformim të pakontrolluar urban që po i përjashton vendasit nga lagjet ku kanë lindur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu