I dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka akuzuar ashpër Europën për “dështim moral dhe institucional”, duke marrë si shembull rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Grenell u shpreh se Europa po hesht përballë një padrejtësie të madhe, pasi Thaçi po mbahet në burgun e Hagës prej pesë vitesh pa gjyq të përfunduar. Ai e quajti sistemin gjyqësor evropian “brutal dhe arkaik”, ndërsa theksoi se politikanët europianë janë bashkëfajtorë për heshtjen e tyre.

“Ka shumë arsye pse Europa po dështon. Një shembull është numri i madh i politikanëve që heshtin për Hagën, e cila mban një kryetar shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe më pas gjyqi zgjat me vite. Kjo nuk është drejtësi, por një sistem brutal, arkaik, i drejtuar nga elitat,” shkroi Grenell.

Ai shtoi se Thaçi duhet të ngrejë padi ndaj Hagës në një gjykatë amerikane, pasi – sipas tij – financimi i këtij sistemi gjyqësor vjen nga taksapaguesit amerikanë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu