“Ish inspektorë komunalë të ndërtimit, ish drejtorë të DMSH-së dhe ish ministra përfshihen në zgjerimin e hetimit për tragjedinë në Koçan” – tregon kryeprokurori
Desk
Desk

I dërguari i presidentit Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, duke e quajtur atë një institucion të politizuar dhe duke kërkuar shfuqizimin e financimit të saj.

Reagimi i tij erdhi si rezultat i disa pretendimeve se brenda Gjykatës Speciale ekziston një frymë anti-Trump.

Grenell i cili ka qenë i zëshëm kundër gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në një postim në “X” ka shkruar se miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar.

“Shfuqizoni financimin e kësaj gjykate! Është e gjitha politike. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar.”

Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu