
Klaudia Lata me origjinë shqiptare , ishte një nga 57 viktimat e aksidentit tragjik të Tempit në 2023. Shokët e shkollës, dy vite më vonë, nuk e harruan dhe thirrën me zë të lartë emrin e saj në Selanik gjatë paradës së Shkollës Ushtarake të Korpusit të Oficerëve ku ajo studionte.
Ata nuk e harruan dhe në mënyrë ritmike përsërisnin vargjet e këngës së mëposhtme që ja kishin kushtuar asaj:
“Ishe e vogël, shumë e vogël, njëzet e një vjeçe,
e bukur si një engjëll, e pikturuar
por ti u zhduke brenda një çasti
mbi këto shina
ku u shuan edhe shpirtra të tjerë.
Dhe tani ti nga lart
Nga vendroja patrullon për të gjithë ne.
Prandaj dhe unë ty nuk të harroj
Klaudia të dua!”
Videoja është publikuar në shumicën e portaleve greke, dhe në emisione televizive.
View this post on Instagram