Situata në Gramsh vijon të jetë tepër kritike, pasi era e fortë ka përhapur me shpejtësi flakët, duke krijuar vatra të reja në disa zona. Në Skënderbegas, për pak sa nuk është përfshirë edhe fshati i fundit, ndërsa 6 fshatra janë shkrumbuar plotësisht.

Fshati i 7 është tashmë në flakë dhe një tjetër ndodhet shumë pranë rrezikut. Edhe në njësinë Kodovjat, zjarri është vetëm pak metra larg fshatit Posnovisht, ndërsa përhapja në zonat e tjera mund të ndodhë shpejt, pasi fshatrat ndodhen shumë afër njëri-tjetrit.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët po luftojnë me të gjitha mundësitë për të ndaluar përhapjen e zjarrit, por terreni i vështirë dhe era e fuqishme po e bëjnë situatën gjithnjë e më dramatike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu