Itali – Një sulm ndaj automjeteve të blinduara që transportonin drejt filialeve të postës paratë e pensioneve ndodhi në orët e pasdites, rreth orës 18:00, pranë San Vincenzo, në provincën e Livornos.

Një kamion u vendos përskaj rrugës për të bllokuar trafikun dhe më pas dyert e furgonëve të blinduar u shpërthyen me eksploziv nga një grup i armatosur.

Një shtyllë tymi u ngrit nga automjeti i bllokuar. Në videon, e cila është ripostuar edhe nga presidenti i Rajonit të Toskanës, Eugenio Giani, shihen personat e maskuar teksa ngarkojnë paratë e grabitjes në makina dhe i vënë flakën mjetit.

Dëshmitarët thanë se grabitësit flisnin në dialekt italishteje dhe paratë e grabitura i ngarkuan në një makinë gri dhe u larguan.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu