
Tiranë – Një grabitje me përdorimin e mjetit prerës është shënuar mesditën e sotme në zonën e Yzberishtit, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se, nën kërcënimin e një thike, ka vjedhur një shumë parash në një market, para që i përkisnin xhiros ditore të arkës.
Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, punonjësja e marketit, e cila ishte edhe kasierja, është dëmtuar lehtë në dorë nga mjeti prerës. Ajo është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






