GJKKO ka dënuar me 18 vite burg Talo Çelën për grabitjen e 4.5 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

Ngjarja ndodhi më 9 prill të vitit 2019. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kishte kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën, ndërsa GJKKO, ka marrë vendimin për dënimin me 18 vite.

yacht hotel sarande

Aktualisht Talo Çela ndodhet në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe gjykimi për të u bë në mungesë dhe i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë, pjesë e botës së krimit.

Për ngjarjen e 2019, GJKKO në tetor të vitit të shkuar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me 17 vite burg.

Të dënuarit po e vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

ROLI I TALO ÇELËS NË GRABITJE

Talo Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me qëllim që të futej lehtësisht në pistën e Rinasit, ku ndodhi edhe grabitja.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe vëllezërit Viktor dhe Besimir Haxhia, ku njëri prej tyre, konkretisht Viktori dyshohet se mori pjesë në modifikimin e furgonit.

GRABITJA

Ishte data 9 prill e vitit 2019, ku në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, u tha se mbeti i vrarë “koka” e grupit, Admir Murataj.

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë arrestuar më 19 mars, vetëm 1 vit pas grabitjes spektakolare të aeroportit të Rinasit. Për kapjen e Klement Çalës, Policia vuri 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për të. Atyre iu sekuestrua edhe pasuria, apartamente e troje.

Për grabitjen, Prokuroria mundi të siguronte dëshminë e njërit prej të arrestuarve, i cili në fakt nuk u favorizua në masën e dënimit që u dha për të, duke e lënë në të njëjtën masë si gjithë pjesën tjetër të grupit.

Alkond Bengasi pranoi të rrëfente për grabitjen dhe personat e përfshirë, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit nuk ka pranuar asnjëherë të kenë marrë pjesë në grabitje. Në fakt, me ato para janë të lidhura, sipas prokurorisë një mori vrasjesh me disa viktima dhe madje konsiderohet edhe si shkaku që çoi në armiqësi të fortë Talo Çelën me Nuredin Dumanin./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu