Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

yacht hotel sarande

Gazetari Igli Çelmeta raporton se shuma e parave të grabitura është e konsiderueshme, por ende nuk dihet sa.

Sic raporton Balkanweb taksisti ka pasur rolin e transportuesit të parave, pasi ai po i merrte nga një pikë e këmbimit valutor dhe do ti transportonte drejt një banke të nivelit të dytë.

“Dy persona ende të paidentifikuar i kanë marrë një shumë parash një taksisti, i cili kishte marrë paratë nga një pikë e këmbimit valutor dhe do ti dërgonte në një bankë të nivelit të dytë, pra taksisti ka pasur rolin e transportuesit.

Ai i kishte paratë në një qesë dhe sapo doli nga Exchange i vendosi në makinën e tij. Në momentin kur ai ka qenë në trafik dy autorët i kanë thyer xhamin dhe i kanë marrë paratë dhe janë larguar. Taksisti ka njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë”, tha gazetari i news 24 Igli Celmeta.

Sipas tij ngjarja ka qenë e mirëorganizuar, pasi ka dyshime se autorët kanë studiuar lëvizjet e taksistit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu