
Në minutën e 46-të, Rey Manaj shënoi golin e parë për Shqipërinë, duke zhbllokuar rezultatin ndaj Serbisë.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me avantazh 1-0 për skuadrën tonë, duke i dhënë optimizëm dhe moral të lartë lojtarëve para pjesës së dytë.
Goli i Manajt erdhi në një moment kyç, pak para mbylljes së pjesës së parë, duke krijuar një atmosferë të nxehtë në stadium dhe entuziazëm te tifozët shqiptarë.
View this post on Instagram
46’-
Goooooool! Shqipëria 0-1!
Zhbllokohet takimi, Rey Manaj tund rrjetën e serbëve. Një krosim nga e djathta nuk arrihet nga Ajeti dhe topi shkon te Manaj. Sulmuesi me një gjuajtje fluturimthi, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. Lushnjari ndëshkohet me karton të verdhë, pas festës me shqiponjë.
45’- Akordohet 1 minutë shtesë!
43’- Nuk ndalen thirrjet skandaloze të serbëve. Në stadium dëgjohen sërish thirrjet: “Kosova është Serbi”.
42’- Karton i verdhë për Juljan Shehun, për ndërhyrje të gabuar ndaj Stankovic në mesfushë.
41’- Mundësi e mirë për Asllanin. Mesfushori gabon gjithçka me gjuajtjen, duke e dërguar topin mbi portë.
38’- Tentativë e Samardzic në hyrje të zonës. Ndal Strakosha edhe një herë tjetër. Goditje e lehtë nga serbi, e cila ndalet pa shumë vështirësi.
36’- Pranë golit Serbia sërish. Mitaj largon një top mbi vijën fatale dhe më pas Gjimshiti largon rrezikun. Pretendojnë për penallti vendasit, por gjithçka është e rregullt.
30’- Shpëton me fat Shqipëria. Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.
28’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. Broja tenton, por topi devijohet në këndore nga Pavlovic. Krosimi nga goditja e këndit, nuk shfrytëzohet nga lojtarët e Shqipërisë.