
Brajtoni ka realizuar një surprizë të madhe në FA Cup, duke eliminuar Mançester Junajtidin me rezultatin 2-1 në fazën e 1/32-ve. Protagonisti absolut i sfidës ishte futbollisti me origjinë shqiptare Brajan Gruda, i cili firmosi një paraqitje vendimtare me gol dhe asist.
Gruda zhbllokoi takimin që në minutën e 12-të, duke përfituar nga një konfuzion në zonën e Junajtid dhe duke dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, talenti i Brajtonit u shndërrua sërish në faktor kyç, teksa në minutën e 64-të asistoi për Dani Uellbek, i cili realizoi golin e dytë dhe vendimtar për skuadrën vendase.
Mançester Junajtid reagoi vonë. Benjamin Sheshko shënoi me kokë në minutën e 85-të pas një goditjeje nga këndi, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin nga kompeticioni.
Me këtë fitore, Brajtoni siguron kalimin në raundin tjetër të FA Cup, ndërsa Junajtid i jep fund aventurës në këtë turne. Paraqitja e Grudës konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe rolin gjithnjë e më vendimtar në sukseset e Brajton gjatë këtij sezoni.



