
Ministri i Shtetit, Toni Gogu, ka replikuar në Kuvend me deputetin Saimir Korreshi, duke theksuar se rruga drejt integrimit europian kërkon punë konkrete dhe jo “barsaleta”.
“Dy momente i shijoj pa masë: 1.dialektin myzeqar se më kujton fëmijërinë buzë Rremës në Berat. Po kemi lëvizur të dy, kemi ardhur në Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh ai “Dhe e dyta: Skeçet e Portokallisë. Është shumë mirë që t’i mbash copyright-in këtyre skeçeve, ”, tha Gogu.
Duke u ndalur te problematikat infrastrukturore, ai pranoi se balta ekziston, por theksoi se ajo pastrohet me punë.
“Baltën mua nuk ma tregojnë as dritat që ikin, çohem në mëngjes. Unë jetoj në Maknor, ka baltë atje. Ka edhe drita, po baltën zotëri e pastron ai që e sheh dhe që është atje për të pastruar baltën, siç pastruam baltën e drejtësisë që ti e shihje dhe i thoje prokurores së përgjithshme ‘lavire rrugësh’ dhe sot vjen dhe na tregon banalitetin e të keqes”, deklaroi ministri.
Sipas tij, progresi i vendit vlerësohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
“Kur vijmë sot, të gjithë emisarët e Europës sonë thonë se është përparim, progres mbresëlënës. Pse nuk e dinë ata që kanë baltë rrugët e Shqipërisë?”, shtoi ai, duke sjellë si shembull modernizimin e bujqësisë në Divjakë.
Gogu theksoi se integrimi europian nuk është çështje batutash politike.
Replika e plotë:
Dy momente i shijoj pa masë: 1-dialektin myzeqar se më kujton fëmijërinë buzë Rremës në Berat. Po kemi lëvizur të dy kemi ardhur në Kuvendin e Shqipërisë.
Dhe e 2-ta: Skeçet e Portokallisë. Është shumë mirë që t’i mbash copyright-in këtyre skeçeve, sepse ata t’i shënojnë, po dëgjo.
Baltën mua nuk ma tregojnë as dritat që ikin, çohem në mëngjes.
Unë jetoj në Maknor, ka baltë atje.
Ka edhe drita, po baltën zotëri e pastron ai që e sheh dhe që është atje për të pastruar baltën, siç pastruam baltën e drejtësisë që ti e shihje dhe i thoshje prokurores së përgjithshme “lavire rrugësh” dhe sot vjen dhe na tregon banalitetin e të keqes.
Ka ndaj kur vijmë sot, ata gjitha emisarët e Europës sonë thonë është përparim, progres mbresëlënës.
Pse nuk e dinë ata që kanë baltë rrugët e Shqipërisë?
Nuk e dinë ata që në Divjakë, kur e kemi nisur ne modernizimin e bujqësisë, atje ishin traktorët kinezë.
Atij që ishte o i kuq o që s’ndez.
Zotëri.
Integrimi europian nuk është klub barsaletash.
Po integrimi europian është që baltës të marrësh atë lopatën e ta pastrosh, që shkollës që thua ti t’i marrësh edhe në një kohë rekord t’i rindërtosh njësoj siç janë në Europë, që programet mësimore t’i marrësh dhe t’i modernizosh.
Që programet e bujqësisë patjetër që mundet të kenë edhe keqfunksionim, po deshe ti edhe korrupsion, por që kur ti i zë ato nuk i fsheh dhe nuk shkon t’i bësh presion me libër shpie gjyqtarëve, por është ballafaqohesh me ligjin atje dhe kush provohet që është ashtu siç pandehet të marrë përgjegjësinë e vet personale, Europa kështu është.
Këtu ka nisur edhe në fshatrat e Bullgarisë se kështu siç thua ti.
Kjo barsaleta që tregon ti me gjyshen e nënën e me rrugë, me baltë, me spitale që nuk punojnë sot po ta tregosh në Bullgari mundet përsëri të qeshin atje.
Po ja në Europë janë bërë pjesë e Europës, sepse çështja është kush lëviz, kush rregullon çdo ditë nga 1 spital, kush rregullon çdo ditë nga 1 shkollë, kush rregullon çdo ditë nga 1 gjykatë, kush rregullon çdo ditë nga 1 prokurori, ku heq çdo ditë nga 1 radhë, kush con çdo ditë nga 1 mjekim falas dhe kush fut tek rimbursimet nga 1 ilaç më shumë, kjo është beteja për Europën.



