Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka deklaruar se prania e Ivanka Trump sonte në Kryeministri përbën një sinjal të fortë politik dhe njerëzor të besimit që Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka ndaj kryeministrit Edi Rama.

 

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, ministri Gogu theksoi se ftesa për Shqipërinë dhe për Ramën ka qenë personale dhe e drejtpërdrejtë nga Presidenti Trump, çka sipas tij rrëzon pretendimet e opozitës se kryeministri është “i padëshiruar” në arenën ndërkombëtare.

 

“Presidenti Trump i ka besuar një miku të vet që të mirëpresë vajzën e tij në vendin e tij, në shtëpinë e tij. Sot, vajza e Presidentit amerikan, një nga personat më të afërt të tij në botë, ndodhet me kryeministrin”, u shpreh Gogu.

 

Ai shtoi se nga pikëpamja njerëzore, ky është një akt që flet vetë për nivelin e marrëdhënies mes dy liderëve, duke e cilësuar si një besim që nuk i jepet lehtë askujt.

 

Sipas Gogut, prania e Ivanka Trump në Tiranë dhe konkretisht sonte në Kryeministri bie ndesh me narrativën e opozitës, e cila njëkohësisht e cilëson Ramën si të padëshiruar dhe pretendon se ai nuk ka pasur rol në proceset ndërkombëtare të fundit.

 

“Faktet tregojnë të kundërtën. Sot kryeministri nuk është i padëshiruar, por i dëshiruar.”, deklaroi Gogu, duke theksuar se Shqipëria ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin në procesin e përfshirjes në Bordin e Paqes.

 

“Opozita i bën të dyja dhe e thotë që kryeministri nuk është i dëshiruar, ndërkohë që vajza e një pjesëtari të familjes Trump është sot me të, dje dhe sot, dhe nga ana tjetër thotë që shiko se kryeministri nuk shkoi në Davos sepse nuk ishte i ftuar, ndërkohë që kryeministri ka udhëhequr ashtu siç e ngarkon Kushtetuta, ashtu siç e ngarkon ligji gjithë ekipin e vet që ta përmbushw me sukses këtë akt final të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu