Ka përfunduar aksioni i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në dy pallate në Tiranë, ku dyshohet se funksiononin ambiente të paligjshme Call Center.

Sipas informacioneve të siguruara, tetë persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit që nisi mbrëmjen e së premtes dhe u zhvillua gjatë gjithë natës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se personat e përfshirë kishin marrë me qira ambiente në dy pallate të ndryshme në kryeqytet, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.

Hetimi është zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nga BKH janë sekuestruar pajisje elektronike dhe materiale të tjera që dyshohet se shërbenin për aktivitetin e Call Center-it.

Operacioni konsiderohet pjesë e hetimeve të zgjeruara për krimet financiare dhe mashtrimet ndërkombëtare, ndërsa pritet që SPAK të japë detaje të tjera zyrtare në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu