Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, për parkim të gabuar, ka goditur me grusht, një punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Një incident i rëndë ka ndodhur në pikën e kontrollit kufitar në Portin e Vlorës, ku një punonjës i Policisë së Kufirit dhe Migracionit është dhunuar fizikisht nga dy drejtuesit e një furgoni pas një debati për kontrollin e imtësishëm të mjetit.

Fillimisht, dy personat kundërshtuan me fjalë efektivin e policisë, duke e fyer dhe sharë, e më pas situata degradoi në dhunë fizike.

Për pasojë, punonjësi i policisë ka pësuar lëndime në trup dhe fytyrë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autorët e sulmit janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre pritet të merren masa ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu