Një 20-vjeçar është plagosur me thikë në Qerret pasditen e kësaj të mërkure.

I riu, me inicialet E.M., është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, i riu dyshohet të jetë goditur gjatë një konflikti, ndërsa mësohet se ka qenë i përfshirë edhe më herët në situata problematike.

I plagosuri është futur menjëherë në sallën e operacionit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu