Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje.
Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.
Dhe të trija kanë qenë bashkëshortet e tij.
Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tri numrin e viktimave.
Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve./syri.net