
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, avokatja tregon se kur mund të merret vendimi
Avokatja e së Drejtës Ndërkombëtare Penale (me grupin e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë), Dina Jasini, foli për gjyqin më të diskutuar të momentit për shqiptarët në emisionin “Opinion”.
Sipas saj, vendimi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të merret në periudhën qershor-korrik të këtij viti.
-Ky ishte deklarimi përfundimtar, pas kësaj nuk ka më asnjë seancë tjetër?
Jasini: Po, mund të them me bindje se Prokuroria nuk ka vepruar mbi bazën e një strategjie të mbështetur në evidencë dhe prova të forta. Katër deklaratat e sotme, në fakt mbahen në atë sallë gjyqi ku pritet akt-gjykimi në muajt në vijim. Sot ka qenë mbyllja e çështjes, në këtë proces gjyqësor kjo prokurori është përpjekur të rishkruajë rolin dhe funksionin e UÇK-së, historia nuk mund të shkruhet në sallonet e Brukselit sepse është shkruar me gjakun e luftëtarëve dhe jetën e dëshmorëve.
-Sa kohë mund të marrë vendimi?
Jasini: Kjo mbetet për t’u parë, trupi gjyqësor ka deklaruar se do njoftojë palët në proces, mendoj nga qershori, maksimumi në korrik. Ka arsye të justifikuara mbi bazën e volumit të çështjes, mos të harrojmë që deklarata përmbyllëse kanë qenë sintezë e dosjeve me qindra faqe. Të katër të akuzuarit janë të prezumuar të pafajshëm, prokuroria është një palë.
Më tej tha se Prokuroria pas një procesi të gjatë e të lodhshëm e ka mbështetur akuzën në disa “thërrime provash”, me mungesë qartësie se çfarë kërkon të provojë.
Jasini: Prokuroria pretendon se UÇK-ja ka vepruar në vazë të një zinxhiri të mirëstrukturuar komadimi dhe të katërt kanë pasur përgjegjësi individuale komanduese, gjë që kërkon interpretim se për sa kohë kanë qenë anëtarë të Shtabit, prokuroria pretendon se kanë pasur përgjegjësi dhe për atë që kanë kryer vartësit e tyre. Kategoria e përgjegjësisë penale që kjo prokurori kërkon të provojë, është kategoria e tretë e ndërmjarrjes së përbashkët kriminale. Sipas Prokurorisë, ata duhet të kishin ditur që në një cep të Kosovës dikush iu bashkua vullnetarisht UÇK-së…
– Po ku ka pasur komunikim?!
Jasini: Unë të kuptoj shumë mirë, por duhet parë edhe perspektiva që paraqet prokuroria që ka 5 vite e ca që mundohet të paraqesë prova.
-Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka edhe shumë persona të tjerë, pse përgjegjësinë e mbajnë vetëm këta të katërt?!
Jasini: Prokuroria është munduar të lidhë një zinxhir, ka ngritur një strategji të caktuar, këta individë ka menduar se kanë pasur rolet për të plotësuar kriteret e një komande të strukturuar kriminale.
-Duket sikur janë përzgjedhur figura ekzakt…
Jasini: Sikundër janë përzgjedhur në shumë çështje ndërkombëtare, edhe në çështjen Haradinaj vetëm në muajt e fundit Prokuroria vendosi se kush do t’i bashkohej atij…
Bazuar në disa gjykime të ngjashme, avokatja shprehet optimiste se Gjykata mund të shkojë në një vendim që shpall pafajësinë për të akuzuarit edhe pse për ta kërkohet dënim ekstrem.



