Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është përpjekur sot të bëjë humor në Kuvend duke ironizuar ministrin e Shtetit, Taulant Balla, për përfshirjen e tij në prezantimin e projektligjit për efiçencën energjetike në ndërtesa.

“Ç’lidhje ka ministri i Shtetitt?” – u shpreh Gjekmarkaj, me një entuziazëm që do ta kishte zili vetëm… një dritë jeshile jofunksionale.

Por ndërsa përpiqej të ndizte sallën me sarkazmën e tij, rezultati ishte më shumë si një ngrohëse rezistence e prishur: shumë zhurmë, pak ngrohje dhe zero sens politik.

E vërteta është se projektligji për efiçencën energjetike është pjesë e reformave të qeverisë për performancën e ndërtesave kërkuar nga BE dhe përfshirja e Ballës si ministër i Shtetit me kompetenca ndërsektoriale është plotësisht legjitime si përfaqësues dhe miratues në Këshillin e Ministrave.

Por Gjekmarkaj, ndoshta i nxitur nga ndonjë “këshilltar” që kalon më shumë kohë në TV se në lexim të ligjeve, zgjodhi t’i mëshohej më fort batutës se faktit.

Dhe ashtu si gjithmonë, batutat e tij duken si telenovela të përsëritura: e njejta frazë, e njëjta pozë, njësoj si në kanalet që shikohen vetëm për nostalgji.

Sepse kur ritmi i Gjekmarkajt arrin më vonë se reforma që po kritikon, dhe kur kritika vjen me shije pjeshke në kohën e frigoriferëve smart, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pyesim: a po kursen energji mendore, apo thjesht e ka ndërprerë “qarkun”?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu