Ky Ligj, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.

Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë edhe nenin 2 të këtij ligji. Lënda që lidhet me kundërshtimin e këtij ligji, përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019.

yacht hotel sarande

Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike, veçanërisht pas shfuqizimit të mekanizmit të Balancuesit më 9 tetor, një instrument që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucione shtetërore.

Për Ligjin për gjuhët, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, i porositi të premten qytetarët dhe institucionet që ta marrin me “gjakftohtësi” çështjen.

Ai shtoi se Kushtetuesja duhet ta shohë këtë ligj edhe si “çështje politike, dhe jo vetëm si juridike”.

“Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit, dhe është shtylla e këtij shteti. Kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin”, tha Mexhiti.

Paraprakisht, Mexhiti njoftoi se gjyqtarët shqiptarë në gjykatën Kushtetuese do ta bojkotojnë seancën e 11 dhjetorit.

“Është prononcuar edhe kryetari që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon, atëherë nuk ka legjitimitet vendimi”, tha ai.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të premten, përmes një komunikate, paralajmëroi për “pasoja të rënda” në rast të shfuqizimit të ligjit.

“Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme, dhe ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për atë që mund të pasojë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Përkundër këtyre paralajmërime, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, thotë se nuk ka rrezik për sigurinë e vendit, cilido qoftë vendimi i Kushtetueses.

“Nuk ka rrezik ndaj sigurisë. As që kemi lejuar ndonjëherë të ketë. Ne kemi paralajmëruar se ka përpjekje që të cenohet siguria. Kjo që e lexuat është një nga ato përpjekje”, tha të premten kryeministri Mickoski.

Mickoski, më herët, kishte deklaruar se nuk kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”.

Por, partia e tij, VMRO DPMNE e ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin dhe është zotuar se do të bëjë “korrigjime”, kur të fitojë pushtetin.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Balancuesi dhe Ligji i gjuhëve u përfshinë në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO-DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut./rel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu