Pas kërkesës së bërë, Gjykata Kushtetuese ka bërë publik regjistrimin e saj, duke theksuar se shpallja është e barazvlefshme me njoftimin publik

Në një përgjigje për Euronews Albania, Gjykata konfirmon se në përputhje me Nenit 115 të Kushtetutës, në rast ankimi, vendimmarrja pezullohet automatikisht. Kjo vjen pas pyetjes nëse kryeministria dhe presidenca janë njoftuar për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave mbi shkarkimin e Erion Veliaj.

Gjykata Kushtetuese vijon të monitorojë procesin dhe do të japë vendimin përfundimtar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën sot për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Përmes një letre që mban datën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi njofton Presidencën, lidhur me bashkitë ku aktualisht mungon drejtuesi i institucionit.

“E nderuar, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe referuar pikës 4, të nenit 61, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht, bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor. Gjithashtu, bashkëlidhur lutem gjeni vendimin nr.539, datë 25.9.2025, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në letrën e Kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu