Ballina Kryesore Veliaj fiton gjyqin. Kushtetuesja i jep të drejtë ankimit për shkarkim. Nuk...

Veliaj fiton gjyqin. Kushtetuesja i jep të drejtë ankimit për shkarkim. Nuk ka zgjedhje në Tiranë

44

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar pikat e vendimit të marrë për pranimin e plotë të kërkesës së Erion Veliaj, pra kthimin në detyrë të Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës.

Mësohet se kundër ankimimit të tij ka votuar vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj si dhe dy anëtarët Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi.

Pro rikthimit të Veliajt në detyrë kanë votuar 5 anëtarë të GJK, Sander Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Mariana Semini.

 

Kryetarja e GJK Holta Zaçaj ka sqaruar se procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak ishte i parregullt dhe se qeveria duhet të vlerësonte nëse Veliaj kishte kryer shkelje të rëndë.

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se GJK i lë hapësirë Këshillit Bashkiak të nisë procedurë të re për shkarkimin e Veliajt, por kjo procedurë duhet të jetë e rregullt.

Sa i përket zgjedhjet të pjesshme lokale, Lala sqaron se Tirana nuk është pjesë e tyre.Zgjedhjet mund të zhvillohen vetëm nëse GJKKO dhe Apeli i GJKOO e dënon me vendim të formës së prerë Veliajn. Më pas caktohet edhe data e zgjedhjeve të ardhshme.

Gazetarja Enkelejda Mema për Euronews Albania raportoi se trupa gjyqësore ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave, duke konstatuar se “ligji nuk krijon norma të reja paralele lidhur me vetëqeverisjen vendore” dhe se “neni 115 i Kushtetutës është më i lartë se ligji për vetëqeverisjen vendore”. Gjykata vuri në dukje gjithashtu se procesi në Këshillin Bashkiak të Tiranës ishte i parregullt dhe se Veliaj duhej të kishte qenë fizikisht i pranishëm në mbledhjen ku u diskutua shkarkimi i tij.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Veliajt dhe ka vendosur që ai të rikthehet në postin e kryebashkiakut të Tiranës, duke shfuqizuar vendimin e qeverisë dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj që përcaktonte 9 nëntorin si datë për zgjedhjet e pjesshme lokale në kryeqytet.

Në seancën e zhvilluar para vendimit, Veliaj e quajti procesin ndaj tij “të padrejtë dhe antikushtetues”, duke theksuar se “është rrëmbyer nga zyra ku e kanë zgjedhur qytetarët” dhe se po përballet me “një fushatë denigrimi”. Ai deklaroi se “nuk po mbron veten, por demokracinë që sot po vihet në sprovë”.

“Jam zgjedhur tri herë radhazi nga qytetarët e Tiranës. Kjo që po ndodh është përçmim ndaj votës dhe demokracisë. Ky nuk është mandati im personal, por një besëlidhje me qytetarët e Tiranës, që do ta mbroj deri në fund,” tha Veliaj.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese pritet të rikthejë Veliajn në zyrë dhe të mbyllë një nga përplasjet më të forta institucionale të viteve të fundit mes qeverisë dhe pushtetit vendor në Tiranë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu