Gjykata Kushtetuese vendosi të ketë seancë përgatitore në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike të marrin pjesë në debat, ku secili do të mund të paraqesë argumentet e tij në lidhje me Ligjin për Gjuhët.

Ky propozim kaloi me 5 vota pro dhe vetëm një kundër.

yacht hotel sarande

Kundër këtij propozimi ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila që sot njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën përgatitore, për shkak se siç tha një gjë e tillë është e panevojshme duke pasur parasysh faktin se kemi një vendim të Komisionit të Venecias.
Ndërkohë gjykatësit që pranuan propozimin thanë se qëllimi është që të tregohet transparencë.

“Ne nuk duam të jemi të famshëm, por të drejtë”.

Ata gjithashtu i bënë thirrje gjykatësve që nuk ishin në seancë që të marrin pjesë në seancën përgatitore.

Seanca u zhvillua nën masa të larta sigurie në Shkup dhe sallën e braktisën dy gjykatës shqiptarë dhe një turk.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, para Gjykatës Kushtetuese tha se, kjo e fundit duhet t’i hedhë poshtë 13 iniciativat që shfuqizimin e gjuhës shqipe, që siç tha, ky do të ishte një vendim i mençur, përcjell TV21. Ahmeti tha se, aty nuk janë mbledhur për tu përplasur por që të dëgjohet zëri i arsyes.

“Sot kjo gjykatë e njëanshme duhet të hedhë poshtë 13 iniciativat për suprimimin gjuhës shqipe. Ky do të ishte vendimi më i mençur i tyre se edhe ashtu etnikisht janë të pastër aty, pa praninë e komuniteteve më të madha shqiptar dhe komunitetit të tretë turk. Ne duam paqen, stabilitetit, ne kemi ardhur familjarisht. Nuk kemi ardhur as të përplasemi por të dëgjohet zëri i arsyes. Çdo vendim, le ta dinë gjykatësit, që do të futet në zemëratën, në revoltën e çdo shtëpie këtu në Republikën e Maqedonisë”, tha Ali Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu