Sot u mbajt gjyqi mbi masen e Rigels Rajkut (Noizy) në Gjykatën e Durrësit.

Gjykata vendosi lirimin e artistit kundrejt “Garancise Pasurore” qe ai duhet të depozitojë.

yacht hotel sarande

Kujtojme qe Noizy eshte i akuzuar per plagosje te rende ne nje Club ne Peje te Med Isenit, pavarsisht se ky i fundit pas sherrit doli ne tik-tok pas disa oresh duke rrefyer historine.
Gjithashtu kujtojme se akoma nuk ka asnje prove ndaj tij.

Nderkohe Noizy ka hedhur poshte akuzen duke mohuar pjesemarrjen ne konflikt.

Pas pothuaj 10 ditesh ne paraburgim, pritet qe Noizy sot te dale nga qelia pas vendosjes se Garancise Pasurore.

Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore.   Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

/shqiptarja

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu