Pasi u dënua për korrupsion, ish-zyrtarja Deborah Keçi shfaqet duke shijuar jetën luksoze në Vjenë. “Dekret 33” dhe një buzëqeshje që s’venitet as pas gjykatës.
Pasi u dënua për korrupsion, ish-zyrtarja Deborah Keçi shfaqet duke shijuar jetën luksoze në Vjenë. “Dekret 33” dhe një buzëqeshje që s’venitet as pas gjykatës.

“Dënimi me qef: Nga banka e të akuzuarve në galeritë e Vjenës”

“Dekret 33: Qefi është detyrim kombëtar”, pas këtij slogani në hyrjen e një ambienti relaksues, Deborah Keçi ka dashur ta shfaqë veten e saj një ditë pasi gjykata e dënoi për korrupsion. Gjykata dha një vit burg, por ish-drejtuesja e Klubit Sportiv Tirana, pjesë e grupit të akuzuarve në Dosjen 5D, do të qëndrojë në shërbim prove për 16 muaj.
Se çfarë pune në shërbim të komunitetit ende nuk është bërë e ditur, por ish-zyrtarja nuk do të lejohet që për 5 vitet e ardhshme të mbajë ndonjë funksion publik. Dhe Deborah ka dashur të japë një sinjal duke publikuar një galeri me foto nga hobet e saj kryesore: sporti, leximi apo edhe dëshira për të shijuar gjërat e bukura, aristokrate dhe shumë të shtrenjta si Vjena.


Akuza për korrupsion nuk ia ka ulur aspak dëshirën vajzës shumë sportive dhe simpatike, dhe dënimi nuk ia ka hequr buzëqeshjen nga fytyra.
Kujtojmë se Keçi u dënua me 1 vit burg, që me gjykim të shkurtuar iu reduktua në 8 muaj heqje lirie, të cilët në përfundim i pezullohen dhe i konvertohen në shërbim prove për 16 muaj. Po ashtu, ajo nuk mund të ketë funksione publike për 5 vite.
Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, u provua se Deborah Keçi, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor, është dakordësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.
Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qenë i paracaktuar për t’u shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

Përgjimet


Nga mesazhet në celularët e sekuestruar del se drejtuesja e institucionit, Deborah Keçi, ka qenë gjatë gjithë kohës në komunikim me Nestor Muhametllarin, gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin. Ajo i ka urdhrat të qarta: paratë duhet të kalojnë tek kompania “5D” dhe për këtë duhet t’i bindet Nestor Muhametllarit.
Deborah Keçi i jep Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundëson hyrjen në sistem në mënyrë që ai të hedhë vetë të dhënat, duke u pajisur me “user” dhe “password” të një prej anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Deborah Keçi skualifikon kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë” dhe shpall fituese kompaninë “5D”. Në fund, bashkë me Nestor Muhametllarin, i përgjigjet edhe kompanive që kanë ankimuar tenderin.

Gjatë kohës që komunikon me mesazhet ne whatsapp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën. Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.
gjatë kohës që komunikon me mesazhet ne whatsapp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën. Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.


Por gjatë kohës që komunikon me mesazhe në WhatsApp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën. Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos hamë ndonjë burg”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu