Murtaja e Zezë, një nga pandemitë më shkatërruese në historinë e njerëzimit, mbërriti në Europë në vitin 1347 përmes anijeve tregtare që mbërritën nga Azia në portet e Italisë. Ajo shkaktohej nga bakteri Yersinia pestis, i cili transmetohej nga pleshtat që gjendeshin në trupin e minjve të zinj.

Një ndër faktorët që ndihmoi përhapjen masive të saj ishte vrasja e maceve, një pasojë e një vendimi të Papës Gregori IX në shekullin e 13-të. Ai kishte nxjerrë një dekret ku macet, veçanërisht ato të zeza, identifikoheshin si të lidhura me forca të errëta dhe djallëzore. Si pasojë, shumë njerëz besimtare katolikë nisën t’i vrisnin masivisht macet.

Kjo solli një rritje të madhe të popullsisë së minjve, të cilët nuk kishin më natyrisht grabitqarë për t’i mbajtur nën kontroll. Në këtë mënyrë, bakteret e murtajës u përhapën me shpejtësi të frikshme në gjithë kontinentin. Brenda pak vitesh, sëmundja kishte vrarë rreth një të tretën e popullsisë së Europës.
Nuk mbaroi me kaq, fanatikët fetarë e gjetën armikun.
Në këtë periudhë, hebrenjtë gjithashtu u bënë objekt i përndjekjeve dhe linçimeve, pasi shumë qytetarë i akuzuan padrejtësisht për helmimin e puseve të ujit dhe për përhapjen e sëmundjes. Këto akuza të pabaza çuan në masakra dhe dëbime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu