Hiqej si zyrtar i shtetit- Gjoba deri në 50 mijë euro ndaj biznesmenëve, i riu vihet në pranga
Policia ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar i cili iu merrte para deri në 50 mijë euro biznesmenëve të ndryshëm duke u prezantuar tek ata si funksionar i lartë shtetëror.

Ai është vendosur në pranga teksa po i merrte administratorit të një subjekti privat, 20 mijë euro, pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i lartë shtetëror. Ndërsa po punohet edhe për kapjen e organizatorit të këtij rasti, të identifikuar tashmë nga Policia.

yacht hotel sarande

Në aksionin për arrestimin e 26-vjeçarit janë sekuestruar 20 mijë euro, 3 celularë dhe 1 automjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mespec Mespec (@aia.al)

“Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe në drejtimin e Prokurorinë së Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Apps”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.

“Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit L. D., i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, thekson në njoftimin e saj policia.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”./rtsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu