
GJKKO ka shpallur fajtor Jorgo Goron, ish-kryebashkiaku i Himarës, dhe e ka dënuar me dy vite e 20 ditë burg.
Gjithashtu, Goros, për të cilin SPAK kishte kërkuar 3 vite burg, i janë konfiskuar 2 pronat qe do kalonin për investime strategjike.
Bëhet fjalë për rreth 10 mijë metra katror në total ne zonën e Dhërmiut që kalojnë ne favor te shtetit
Ndërkohë apartamenti i sekuestruar sipas GJKKO t’i kthehet shtetasit Gentian Sula.
Mësohet se Vezir Gjikoka u dënua 2 vjet burgi, me gjykim te shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4 muaj. Ndërsa Jerasimo Basho u dënua me 3 vite, por me gjykim te shkurtuar do të vuajë 2 vite.
Prej marsit të vitit të kaluar Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.
Jorgo Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
Dy ish-drejtorët Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.
Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, me shumë se një here e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal. (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.
Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se i “pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.
Bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi, analizën e rrethanave të faktit të provuara, dokumentacionin e administruar, pyetjet e dëshmitarëve arrihet në konkluzionin se; shtetasi Jorgo Goro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë në bashkëpunim me shtetasit Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, kanë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin Nr.171/2014 “Për Përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, si dhe në kundërshtim me dispozitat e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.337, datë 22/04/2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish ndermarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve“, gjatë procesit të trajtimit të kërkesave të paraqitura.