GJKKO ka pranuar ankesën e eurodeputetit Fredi Beleri për shfuqizimin e vendimit të datës 27.12 .2024 të SPAK dhe urdhrimin e regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore ndaj ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçe

Hetimet ndaj Xhaçkës dhe Gaçit do të zhvillohen për tokën e përfituar në Dhërmi, Bashkia Himarë. Beleri kishte ankimuar vendimin e SPAK që nuk kishte nisur procedim për Xhaçkën dhe Gaçin për akuzat lidhur me tjetërsimin e pronës në bregdetin e Dhërmiut. Ish-deputeti i PS, biznesmen, Artan Gaçi mori statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu