Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3. GJKKO e shpalli fajtor Tushen për mosdeklarim pasurie, ndërsa bëhet fjalë për një apartament në Lungomare të Vlorës me sipërfaqe 82 metra.

yacht hotel sarande

Po ashtu, Tushe nuk ka deklaruar edhe investimet e kryera në këtë apartament me vlerë totale investimi 2,262,000 Lekë. Tushe nuk ka deklaruar blerjen e dy automjeteve me vlerë totale gati 47 mijë euro në vitin 2021.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim për pasurinë.

Përpos këtij dënimi të ri për mosdeklarimin e pasurisë, ish-kryebashkiaku socialist u dënua edhe në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga GJKKO, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar, Tushe u kthye në burg pasi Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin me 1 vit për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera./tema

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu