
Kryeministri Edi Rama iu drejtua të hënën Knessetit, Parlamentit të Izraelit, në një seancë të posaçme të rezervuar për një numër shumë të kufizuar liderësh botërorë. Në një fjalim të gjatë dhe simbolik, Rama foli për bashkëjetesën fetare shqiptare, Holokaustin, Gazën, Hamasin, paqen, kujtesën historike dhe përgjegjësinë morale të shteteve, duke e vendosur Shqipërinë si shembull humanizmi dhe busull vlerash.
Pikat kryesore të fjalimit:
-
-
-
Nderi i Shqipërisë për fjalimin në Knesset
Rama e nisi fjalimin duke theksuar se nderi nuk është personal, por i takon Shqipërisë dhe popullit shqiptar për qëndrimin historik ndaj hebrenjve:
“Jam plotësisht i sigurt se Shqipëria, të cilën e përfaqësoj me krenari, dhe populli im, që i qëndroi si pakkush tjetër pranë popullit hebre, e meritojnë me të vërtetë çdo respekt nga Shteti i Izraelit.” -
Shembulli familjar për të shpjeguar bashkëjetesën fetare
Kryeministri solli historinë personale për të treguar se bashkëjetesa fetare është realitet i përditshëm në Shqipëri:
“Unë nuk jam mysliman. Gjysma ime më e mirë është myslimane. Unë jam katolik. Dy fëmijët tanë më të rritur janë të krishterë ortodoksë. Dhe më i vogli, djali ynë njëmbëdhjetëvjeçar, do të vendosë vetë një ditë.” -
Liria e plotë e zgjedhjes së besimit
Rama theksoi se zgjedhja e besimit është personale dhe e respektuar pa kushte:
“Për ne do të ishte krejt në rregull, njësoj siç do të ishte fare në rregull nëse do të zgjidhte të ishte mysliman apo i krishterë.”View this post on Instagram -
Kjo histori familjare si pasqyrë e shoqërisë shqiptare
Ai nënvizoi se kjo nuk është një përjashtim, por pjesë e identitetit shqiptar:
“Ky portret i vogël familjar i yni nuk është një veçanti ekscentrike. Është, në të vërtetë, një histori normale shqiptare.” -
Vëllazëria fetare si themel shoqëror
Rama citoi edhe fjalët e Papa Françeskut për të shpjeguar thellësinë e kësaj bashkëjetese:
“Kjo nuk është tolerancë fetare. Kjo është vëllazëri fetare, sepse nuk mbështetet tek durimi, por te bindja e qetë se besimi nuk dobësohet nga prania e një besimi tjetër, por hapet prej tij.” -
Shqipëria gjatë Holokaustit
Kryeministri rikujtoi rolin unik të Shqipërisë në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore:
“Shqipëria e vogël ka qenë gjithmonë një strehë e sigurt për hebrenjtë dhe ishte i vetmi vend në Europë që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa kishte kur hyri në të.” -
Refuzimi absolut për t’i dorëzuar hebrenjtë
Ai theksoi se historia shqiptare nuk njeh asnjë rast dorëzimi të hebrenjve:
“Askush tjetër në Europë nuk mund të pretendojë një faqe kaq të pastër historie, pa asnjë hebre, pa as edhe një, të dorëzuar te nazistët.” -
Antisemitizmi si tradhti morale, jo besim
Rama bëri një ndarje të prerë mes fesë dhe urrejtjes:
“Qenia mysliman dhe anti-hebre njëkohësisht nuk vjen nga besimi në Zot, por nga tradhtia më e neveritshme ndaj Zotit.” -
Gaza dhe identifikimi i përgjegjësisë
Duke folur për konfliktin aktual, ai theksoi se përgjegjësia shpesh është keqidentifikuar:
“Shumë e kanë përshkruar Gazën si një burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të identifikojnë autorin e vërtetë të burgosjes së popullit të Gazës.” -
Hamasi si përgjegjësi kryesore
Rama e artikuloi qartë qëndrimin e tij për Hamasin:
“Xhelati i Gazës është Hamasi, askush tjetër përveç Hamasit.” -
Paqja dhe çmontimi i Hamasit
Kryeministri paralajmëroi se pa këtë kusht, paqja nuk mund të jetë e qëndrueshme:
“Derisa Hamasi të çmontohet e shpërbëhet plotësisht, dy milionë të burgosurit e tij nuk do të jenë kurrë vërtet të lirë dhe asnjë paqe nuk do të jetë dot jetëgjatë.”View this post on Instagram -
Tunelet e terrorit si kujtesë për të ardhmen
Rama propozoi ruajtjen e tyre si dëshmi historike:
“Ato duhet të qëndrojnë si tunele të kujtesës kolektive dhe të shërimit të përbashkët.” -
Paqja si besnikëri ndaj vlerave
Ai theksoi se paqja është zgjedhje morale, jo dobësi:
“Kërkimi i paqes nuk ka të bëjë kurrë me sa e keqe apo jo e besueshme ka qenë ana tjetër, por me sa besnik zgjedh të mbetesh ndaj vlerave të tua.” -
Thirrja përfundimtare për paqe
Rama e mbylli fjalimin me një apel të drejtpërdrejtë:
“T’i japim një shans jetës, një jete të re, dhe t’i japim paqes një shans.”
-
-






